Kandidatja e LSDM-së, Milikie Haliti tha se LSDM është parti multietnike dhe se Haraçina është e gatshme të jetë nën ombrellën e LSDM-së. Por, këtë e kundërshtuan ashpër kandidatët e BESËS dhe Aleancës për shqiptarët.
Ata thanë se në Haraçinë nuk është investuar asgjë përderisa sa ka qenë LSDM në pushtet.
Sipas tyre në kohën e LSDM-së u montua rasti i Sopotit, ndërsa Monstra, edhe pse Zaev premtoi se do të zbardh këtë rast, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë. /SHENJA/

