28 September
Lidhja social-demokrate fushatën zgjedhore e ka vazhduar në komunat e Shkupit në Aerodrom dhe Ksilleva Vodë ku ka prezantuar kandidatët e mundshëm për pushtetin lokal si dhe kandidatin e saj për qytetin e Shkupit. Lideri i partisë, Zoran Zaev tha se më 15 tetor jetë do të ketë edhe në pushtetin lokal. Ajo që nisi më 11 dhjetor do të përfundoj me fitoren në zgjedhjet lokale. Zaev tha se zgjedhjet do të jetë lira, qytetarët do të votojnë lirshëm pa dhunë dhe presione. Kandidati i kësaj partie për qytetin e Shkupit, Petre Shilegov tha se programi tij para sheh projekte konkrete për zhvillimin e kryeqytetit, por edhe ai në fjalimin e tij tha se zgjedhjet e 15 tetorit janë shumë të rëndësishme për vendin.
Këto nuk janë vetën se zgjedhje të rëndomta për problemet lokale, në këto zgjedhje me fitoren e madhe do ta arrijmë do të përfundojmë varrosjen politike të Nikolla Gruevskit. Para se votoni duhet të pyeteni se si është Maqedonia, si është Shkupi, si është Aerodromi në të cilën dëshironi të jetoni. A dëshironi që Maqedonia të vazhdoj rrugën drejt BE-së dhe NATO-së apo që të kthehet koha kriminale e Nikolla Gruevskit.A dëshironi që Shkupi të jetë kryeqytet modern apo të shërbej si lodër e Koce Trajanovskit dhe Nikolla Gruevskit – tha Petre Shilegov, Kanidat i LSDM-së për Qytetin e Shkupit.
Alsat-M

