28 September
Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë pjesëmarrje aktive në jetën politike. Për këtë çështje u diskutua sot në Kuvend në punëtorinë me temë “Pjesëmarrje politike e personave me pengesa”. Kru i Kuvendit Talat Xhaferi kujtoi se Kuvendi ka miratuar deklaratë për mbrojtjen e personave me nevoja të kufizuara ndërsa 3 javë më parë është formuar edhe grup parlamentar interpartiak për të drejtat e personave me pengesa.
“Ky grup I qytetarëve kanë të drejtën,përskaj të drejtës për të votuar dhe për të zgjedh,të kenë mundësin e angazhimit politik pa marrë parasysh perceptimeve tona shoqërore për pengesat që hasin ky grup I qytetarëve tonë”, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
“Tani për herë të parë e paraqesim të drejtën tonë për pjesëmarrjen tonë politike në të gjitha fushat,në të gjitha vendet,në nivel ndërkombëtar dhe lokal,duke përkujtuar shtetit se si për të pjestarët tjerë ashtu edhe per ne duhet te ketë masa për pjesëmarrjen aktive politike”, u shpreh Elena Koceska, Poliu Plus.
Alsat-M

