28 September
VMRO DPMNE-ja fushatën elektorate e ka vazhduar në Kavadar ku ka prezantuar kandidaten për kryetar komune si dhe programin zgjedhor të partisë për zhvillimin e kësaj komuna të Maqedonisë qendrore. Kreu i kësaj partie, Nikolla Gruevskit tha se Kavadar janë realizuar shumë projekte ndërsa premtoi përmbylljen dhe të projekteve tjera infrastrukturore. Sa I përket nivelit qëndror, Gruevski tha se qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga premtimet kryesore e që sipas tij kanë të bëjnë me rritjen e pagave dhe pensioneve.
Premtuan se të gjithë të punësuarit do të kenë pagë mesatare prej 500 euro, por jo vetëm se nuk ka diçka të tillë, por kemi vërejtur se që nga ardhja e tyre në pushtet katër muaj më parë, rroga mesatare gjatë dy muajve të fundit është ulur për 420 denarë. Kjo është errësim i premtimeve të tyre. VMRO do të vjen sërish. Do të vjen më 15 tetor kurse pas zgjedhjeve të parakohshme e gjithë kjo që po flasim do të realizohet. DO të hiqet errësimi dhe sërish do të ngroh dielli mbi Maqedoninë – u shpreh Nikolla Gruevski, Kryetar VMRO DPMNE.
Alsat-M

