Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) i ka ndarë donacion klubit të notit “Beta”, por opinioni nuk ka informata se për çfarë shume bëhet fjalë, as, për çka saktë donohen mjetet, tregon raporti për efikasitetin, efektivitetin, transparencën dhe përgjegjësinë e mediave rregullatore për tremujorin e dytë të këtij viti, i përgatitur nga Qendra për strategji evropiane “Eurotink”, OJQ Info Qendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, njohton Almakos.
“Shkalla e donacioneve e AKE-së është zvogëluar nga të parashikuarat 75 milionë denarë në 4.615.000 denarë. Rritje më të madh për mbi 91 milionë denarë ka për ndërtimin e shtyllës së antenës në Vodno, me çka gjithsej këtë vit është paraparë të harxhohen më shumë se 194 milionë denarë”, tha Goran Llazarov, koordinator projektues nga “Eurotink”.
Biljana Bejkova, iu drejtua punës së AKE-së. Ajo vuri në dukje se Agjencia për Media mban një nivel solid të transparencës dhe llogaridhënies. Por edhe në këtë tremujor paraqitet një çështje jashtëzakonisht e rëndësishme dhe vendimtare, nevoja për pavarësi të plotë politike dhe partiake të AKE-së. Plani i reformës Qeveritare 3-6-9 përfshin AKE-në dhe bëri të ditur se ndryshimet në legjislacionin në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të bëhen në bazë të meritës.
Gjithashtu Bejkova theksoi se raporti vuri në dukje ekzistencën e dallimeve në njohjen e gjuhës së urrejtjes në mesin e AKE-së, Zyrën e Prokurorit Publik dhe Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi , si në rastin e raporteve në TV Sitel gjatë zgjedhjeve parlamentare 2016, ku u mësua çfarë është gjuha e urrejtjes për AKE-në, për Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është vetëm një fushatë politike.
Sefer Tahiri, iu referua ndryshimeve të reja ligjore në sferën e medias.
Programi zbatohet në periudhën shtator 2016 – mars 2018 dhe është mbështetur nga Ambasada Britanike në Maqedoni. Ekipi i projektit monitoroi efikasitetin, efektivitetin, transparencën, llogaridhënien dhe interesin publik e dy organeve rregullatore: Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Agjencisë për komunikime elektronike (AKE).
Ky raport i tretë tremujor mbulon punën e Agjencisë për shërbime mediatike dhe AEK në periudhën prill-qershor 2017 dhe i hartuar nga agjensioni dhe në konsultim me të dy autoritetet rregullatore dhe botuar në janar 2017. Metodologjia e zhvilluar për qëllime të këtij raporti janë marrë parasysh specifikat e të dy organeve rregullatore dhe monitorimin në punën e tyre në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies, efikasitetit dhe pavarësisë, performancës dhe mbrojtjes së interesit publik.
Në buxhetin e AKE-së, siç u tha, këtë vit janë transferuar mbi 53 milionë denarë, mjete të parealizuara nga vitet e kaluara, me çka të ardhurat e përgjithshme të AKE-së për vitin 2017 do të jenë mbi 545 milionë denarë. Monitoringu ka konfirmuar se tre internet stacionet e AKE-së janë konfuze për të cilin shkak rekomandohet që në ballinën e www.aek.mk në vend të dukshëm të jenë dy të tjerat komuniciraj.mk dhe e-agencija, duke marrë parasysh se përmes tyre mund të parashtrohen ankesa, komente.
Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA), megjithatë, sipas raportit, mban nivel solid të transparencës dhe llogaridhënies.
/D.Kërluku
Almakos.com

