Deponitë ilegale, kanali, mungesa e ujit për pije dhe rrjetit të kanalizimit, ishin temat qendrore në emisionin e mbrëmshëm debativ “Studio e hapur” ku morën kandidatët për kryetarë në Komunën e Haraçinës nga Lëvizja BESA, LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët. Kandidatët lëshuan akuza të rënda për udhëheqësinë e deritanishme të komunës, ndërsa u zotuan se në platformën e tyre kanë zgjidhje për shumë problem që e tangojnë këtë komunë.
ALI ISMAILI, LËVIZJA BESA
“Përparësi e jona është së pari furnizimi me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët. Momentalisht rrjetin për furnizim me ujë e shfrytëzojnë vetëm 30 për qind të qytetarëve. Fillimisht duhet ta menaxhojmë këtë situatë që tërë popullata e Hara¬çinës të ketë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre”
MILIKIE HALIMI, LSDM
“Isha pardje në fshatin Grushinë mu mbushën sytë me lot për kushtet e tyre të vështira. Shkiur, unë si femër nuk po mundem me përjetu jetën aty, një ekzistencë jo e zakonshme për dallim nga komunat tjera. Thjeshtë mjerim për Haraçinasit dhe komunat përreth”
ISEN RAMADANI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Kam projekt, plan konkret për zgjidhjen e këtij problemi, megjithëse është problem që mund të zgjidhet me një afat shumë të shkurt, të mos them, një muaj apo dy muaj. Fillimisht do të marrë pastrimin e deponisë, pastaj është një vend special në kufij me komunën e Likovës”
Pjesë e debatit ishin edhe investimet e Qeverisë së re në Komunën e Haraçinës si dhe ambulanta e shumëpërfolur në këtë komunë.
ISEN RAMADANI, ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Ambulanca punon 24 orë dhe sot është I realizuar ky projekt. Ambulanca në Haraçinë punon 24 orë, Aleanca për Shqiptarët, nuk është projekt i Qeverisë, por i ministrit Arben Taravari. Sugarevski ka nda mjete për 20 komuna jo edhe për Haraçinën, a komplet plani është për komunat rurale”
MILIKIE HALIMI, LSDM
“Ambulanta jonë nuk është duke punuar si i ka hije një ambulante, nuk është duke punuar 24 ore. Nën dy, ambulanta jonë ku i ka kushtet? Gjinekolog keni, laborator keni sjellë, termometër a ka? Pacienti shkon 50 denar blen termometër, shko bleje edhe sille. Çka ka ofruar? Vetëm punon, më shikon mua mjeku dhe e shikoj edhe çka?”
ALI ISMAILI, LËVIZJA BESA
“Partitë në pushtet çdo herë e kanë keqpërdorur pushtetin për ti manipuluar masën, siç është rasti me ambulancën që zotohen se e kanë bërë 24 orë. Ajo është ambulantë është private, çdo ambulantë që ka staf që mund t’i mbulon ndrimet mund të punojë 24 orë. Këtu nuk ka lidhje ministri i Shëndetësisë, çdo ambulantë mund të punojë”
Kandidati i BDI-së, Isuf Bislimi nuk mori pjesë në debatin e mbrëmshëm, por atij ju parashtruan pesë pyetje publike. Si është e mundur që BDI 15 vite të jetë në pushtet ndërsa komunën ta menaxhoni plot një dekadë dhe edhe më tej qytetarët të jetojnë sikurse në Mesjetë?, ishte njëra nga pyetjet e drejtuara në fund të emisionit për kandidatin e BDI-së. Arben Zeqiri /SHENJA/

