Themeluesi i Shtëpisë Botuese Logos A, Ismail Bardhi, hapi prezantimin e librit të ish kryeministrit të republikës së Turqisë, Ahmet Davitogllut, të titulluar “Qytetet dhe qytetërimet”, të botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Logos A. Në henjë afërsie, Profesori Bardhi iu drejtua ish kryeministrit turk si vëlla, duke e falënderuar atë për prezencën e tij. Fjalimin e tij, profesori Bardhi e nisi me “Bismil-lah”, duke theksuar se esenca e qytetërimeve, duhet të jetë njeriu.
Nga ana tjetër, profesori Davutogllu tha se është një ndjenjë e veçantë që është në Shkup, duke e cilësuar këtë qytet si vendlindje të tij. Kënaqësia është e veçantë, theksoi Davutogllu, që shkaku i vizitës është libri, respektivisht debati rreth librit.


