Është dëgjuar më së fundi zëri i studentëvë, pas një proteste para oborrit të Shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, ku janë vendosur degët e disperzuara të Universitetit të Tetovës. Pas një peticioni, ku edhe janë mbledhur nënshkrimet e studentëve me kërkesën, për të mbetur këto degë, në Shkup. Ata kanë protestuar vendimin e UT-së, për t’i zhvendosur studentët e Shkupit, për në selinë amë, në Tetovë, raporton Almakos.
Edhepse shumë nga degët e disperzuara nëpër qytete e vendit u shuan, kësaj rradhe ishin studentët, të cilët parandaluan largimin e fakulteteve në kryeqytet. Kryetari i Unionit të Studentëve shqiptar, Egzon Shabani, por edhe studenti Enis Sherifi, i cili njëherë është iniciatori i protestave, thonë se zëri i studentëve duhet të dëgjohet dhe kjo për interesat e tyre.
“Unioni Studentor Shqiptar gjithmonë ka deklaruar se është në anën e studentëve kundrejt çdo padrejtësie dhe shkelje të të drejtave dhe lirive. Në këtë rast, pos anëtarëve të USSH-së, të cilët kemi reaguar ndaj mbylljes së drejtimeve të disperzuara në Shkup të UT-së, ne jemi në mbështetje edhe të peticionit dhe vazhdimësisë të saj nga ana e studentëve të USHT-së. USSH mbetet zëri i studentëve!”, thuhet nga Unioni Studentor Shqiptar.
Në bashkëbisedim me kryetarin e USSH-së, Egzon Shabani, i cili njëherë ka qenë present, për parandalimin e shuarjes së degëve të disperzuara të UT-së, në Shkup.
“Organizatorët kryesor janë disa studentë të UT-së, ndërsa ne i kemi përkrahur organizimin e tyre, edhe për peticion edhe për protestat. Antarët e USSH-së, kanë qenë aty, kam qenë edhe vet present. Ne çdoherë jemi të gatshëm të mbrojmë interesat e studentëve”, tha Egzon Shabani, kryetar i USSH-së, për Almakos.
Ai shtoi se gjatë ditëve të protestave pati reagim nga bordi i Universitetit të Tetovës, ku u tha se rektori është në udhëtim zyrtar, por më pas lexova se unanimisht kanë rënë dakord që të vazhdohet procesi arsimor, pra të mos shkëputen degët e disperzuara në Shkup e gjetiu.
Ne kemi shprehur para studentëve, se do të përkrahim çdo cep të fakulteteve dhe gjithë studentët”, tha për Almakos, kryetari i USSH-së.
Studenti Enis, i cili nisi protestat thotë se menjëherë u dëgjua zëri i tyre, ku edhe kanë marrë në letër vendimin, për mos tërheqjen e degëve të disperzuara, nga Shkupi.
“Ditën e Hënë kemi përmbushur peticionin dhe e kemi dorëzuar në rektoriatin e UT-së, për të përmbush kërkesat tona, ku ditën e martë ka nis protesta, mirëpo po atë ditë përfundoi, për arsye se nga bordi drejtues i UT, na dhanë përgjigje, që degët e disperzuara do të qëndrojnë këtu, në Shkup dhe ky ishte hapi që ne e ndalëm protestën. Ne e kemi me shkrim vendimin final dhe kjo është dhënë nga këshilli i rektoriatit. Është positive që të studiojnë, studentët, në degët e disperzuara të Shkupit, se shumë nga ato nuk kanë të ardhura, por jetojnë me ndihmë sociale, me çrast nuk kanë harxhime transporti e me radhë. Nëse zhvendosen studentët e Shkupit, në Tetovë harxhimet minimale do t’i kenë 600 denarë, në ditë, ndërsa këtu janë të përgjysmuara”, tha studenti Enis Sherifi, kryetari i Këshillit nismëtarë kundër shpërnguljes së studimeve të disperzuara nga Shkupi në Tetovë, për Almakos.
Nga ana tjetër, të martën, situata, gati se ka eskaluar. Hyja e objektit në pjesën e hapësirave të adaptuara për Universitetin e Tetovës (UT) dhe Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup (UNT), ishte bllokuar me banka dhe karrige. Rreth objektit “Kongresi i Manastirit” ku mësojnë afër 700 filloristë, ishin stacionuar makina të policisë, me qëllim të ruajtjes së rendit. Studentët e programeve të disperzuara të UT-së në Shkup, për të sensibilizuar problematikën kishin bllokuar hyrjen e objektit të SHF “Kongresi i Manastirit”, në hapësirat që shkolla i ka vendosur në dispozicion të studimeve universitare. Mirëpo, paralelisht të drejtës për të protestuar kundër, sikurse thonë “padrejtësive që drejtuesit e UT-së u bëjnë studentëve dhe programeve të disperzuara në Shkup”, ata kanë penguar të drejtën e studentëve tjerë të UNT-së për të ndjekur ligjëratat.
“Nuk është e drejtë që ta pësojmë ne studentët e UNT-së. Problemet që kanë le t’i zgjedhin me drejtuesit e tyre, s’kanë përse të pengojnë hyrjen tonë”, shprehen këta të fundit. Prej këtij viti akademik, 2017/2018, një pjesë e objektit të SHF “Kongresi i Manastirit” duhej të shfrytëzohej për nevojat e të dyja këtyre universiteteve, pra edhe për programet e disperzuara të UT-së edhe për disa programe studimore të UNT-së. Kjo, ka bërë që problem i UT-së të prek drejtpërdrejtë edhe UNT-në, studentët e të cilës, të martën u penguan të hynë nëpër klasat e tyre, edhe atë nga kolegët e tyre studentë të UT-së.
Peticionin e nënshkruar nga 422 studentë dhe se semestrin dimëror të vitit akademik 2017/2018, në 7 programet studimore të UT-së në Shkup, sipas studentit Sherifi e kanë regjistruar 570 studentë. Qahili, prorektori për çështje arsimore i UT-së, thotë për mediat në vend se numrat në të cilat thirren studentët duhet marrë me rezervë, pasi në programet e disperzuara në Shkup, sipas tij, nuk mund të ketë as 400 dhe as 500 studentë.
“Të dhënat për numrin e studentëve flasin ndryshe. Vitin që shkoi në këta programe ishin 214 studentë. Nga vjet deri sivjet numri mund të ketë shkuar maksimumi në 250 po jo të jetë mbi 400, sa figurojnë në listat e peticionit, i cili mund të jetë nënshkruar edhe nga qytetarë të tjerë jo studentë”, vëren prorektori.
Pas kërkesës së studentëve Këshilli i Rektoratit i UT-së, në bazë të Konkursit për regjistrim, ka vendosur që procesi mësimor shkencor do të vijojë të zhvillohet edhe në studimet e disperzuara në qytetin e Shkupit dhe të Kërçovës, në drejtimet studimore që është formuar grupi, përkatësisht është plotësuar numri i nevojshëm mbi 20 studentë. Rektorati i UT-së beson se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta respektojë Vendimin e saj për të mbështetur financiarisht procesin arsimor në qytetet ku zhvillohen studimet e disperzuara, dhe në këtë drejtim, Universiteti i Tetovës.
/Delvina Kërluku
Almakos.com

