Pavarësisht faktit se jemi në fushatë zgjedhore, qytetarët nuk e ndjejnë shumë atmosferën e zgjedhjeve. Shumica prej tyre, shprehin pakënaqësitë për kryetarët e deritanishëm, duke thënë se shumë pak kanë realizuar nga ajo që kanë premtuar. Ata për televizionin Shenja, numëruan disa nga pritjet e tyre nga kryetarët e ardhshëm të komunave. Bëhet fjalë për kushte elemenentare me mungesën e të cilave ballafaqohen thuajse të gjitha komunat të banuara kryesisht me shqiptarë.
Qytetar
“Asgjës’ka, asgjë hiç. Kryetari i Komunës tonë Izet Mexhiti nuk ka bërë asgjë. Së pari kanalizim nuk kemi, ka vendos gypat për ujërat e shiut, atyre ju vjen era. .. Si të vjen ndonjë më I mirë mirë, nëse jo, s’ka asgjë hiç”.
Qytetar
“Ujë të parën herë nuk kemi, rrugë nuk kemi, ambullantë nuk kemi, asgjë nuk kemi. Se di si me qenë në shtete tjera, ne nuk kemi asnjë investim. Ne ndihmë prej shtetit nuk kemi aspak. Ujin, rrugëambullantën, këto gjëra I duam, nuk duam diçka tjetër”.
Por disa prej tyre që janë të zhgënjyer skajshmërisht, nuk dinë më as si ta komentojnë situatën. Ata vetëm shpresojnë që këto zgjedhje të sjellin më të mirën.
Qytetar
Çka me prit, s’po di çka me thënë, prap po them sukses të kemi te gjithë”.
Optimizëm dhe pritje të mira nga këto zgjedhje, hasej tek qytetarët e komunitetit maqedonas.
Qytetar
“Do të kemi zgjedhje kredibile dhe demokratike… Presim ndryshime”.
Tashmë ndodhemi në ditën e tretë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2017. Fushata do të zgjasë deri më 13 tetor, ndërkaq partitë politike kanë filluar aktivitetet e tyre dhe kandidatët për kryetarë komunash bëjnë shpalosjen e programeve me të cilat pretendojnë të marrin besimin e qytetarëve më 15 tetor.
Ajnur Bafqari /SHENJA/

