Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, ka deklaruar se po presin zgjedhjet e tetorit, për të vlerësuar më pas nëse Qeveria e re e vendit do të përforcoj pozitën e saj për të filluar negociata më seriozë në lidhje me zgjidhjen e çështjes së emrit. Në një intervistë për televizionin ERT, ai ka thënë se pas kontestit për emrin, fshihet edhe problemi me irredentizmin tek fqiu verior.
“Shpresoj dhe besoj se nga ana e tyre do të ndërmerren masa për kufizimin e irredentizmit”, ka deklaruar ai. Në lidhje me këtë, ai thotë se ka biseduar në Nju Jork edhe me homologun e tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov.
“Jemi dakorduar që të formojmë komision të përbashkët nga nëntori i këtij viti, i cili në afat prej katër muajsh do të duhet të kryej punën e tij – largimin e irredentizmit nga tekstet shkollore dhe hartat gjeografike në to. Ai është një hap shumë i rëndësishëm, ndërsa vijojnë edhe hapa të tjerë për të cilat tani më kemi biseduar”, ka thënë Kocias.

