“Më 15 tetor nuk është dita kur do të vendoset vetëm për zgjedhjen e kryetarëve të komunave, në këtë ditë do të votohet edhe kundër të gjithë manipulimeve politike të pushtetit të ri”, porositi kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mitingun e sontëm në Butel dhe Karposh. Ai shtoi se Qeveria e re i ka ndërprerë të gjitha projektet e mëdha, dhe me këtë edhe ekonominë. Gjithashtu përkujtoi se fuqia e popullit do të vijënë shprehje ditën e zgjedhjeve. Gruevski njëkohësisht prezantoi edhe projektet nga programi i VMRO-DPMNE-së, “Era e re”.
“15 tetori është dita kur populli duhet të tregojë se çfarë mendon për gjithçka, por edhe për këtë, a pajtohet apo jo. Nuk është ajo ditë vetëm për zgjedhjen e kryetarëve të komunave edhe pse kjo është një çështje shumë me rëndësi. Ajo është dita kur duhet të tregohet mendimi për mashtrimet politike, me të cilat ata po e fshehin mosaftësinë e tyre. Populli të mos merret me atë që këta nuk e realizojnë”, tha Gruevski.

