Bashkimi Demokratik për Integrim sonte mbajti tubim në Studeniçan të Shkupit. Kandidati i kësaj partie për kryetar komune prezantoi platformën me projektet që do t’i realizojë nëse fiton zgjedhjet më 15 tetor. Nga ana tjetër kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u lavdërua se partia e tij vazhdimisht ka inkurajuar bizneset lokale dhe se edhe në të ardhmen partia e tij do t’i mbështesë bizneset ekzistuese që të bëhen edhe më të forta, dhe të hapin vende të reja pune.
“Unë jam këtu që tërë BDI, organet drejtuese në ekzekutivin e Republikës së Maqedonisë, deputetët në Parlamentin e Maqedonisë, do jenë përkrahë dhe do jeni mbështetësit e Femi Jonuzit, sepse përmes Femi Jonuzit përparojnë komunat tona, përparojnë qytetarët tanë të Komunës së Karshiakës. Pra u siguroj që kjo mbështetje nuk do të mungojë”, deklaroi Ali Ahmeti.

