“Vëzhguesit afatgjatë tashmë kanë mbërritur dhe janë njohur me aktivitetet në të gjithë vendin që duhet t’i kryejnë . Janë 20 vëzhgues afatgjatë . Vëzhgues afatshkurtër ende nuk kemi një numër të saktë por do të kemi numër të mjaftueshëm që do të shpërndahen nëpër vendvotime për të vëzhguar votimin dhe numërimin e votave”, tha Odri Glover, shefe e misionit të OSBE/ODIHR. Tashmë vëzhguesit kanë bërë punën e tyre në këtë periudhë parazgjedhore sepse OSBE vlerëson se nuk është e rëndësishme vetëm dita e zgjedhjeve, por ecuria e tërë procesit që nga shpallja e zgjedhjeve lokale. “Disa prej vërejtjeve tona nga zgjedhjet e kaluara, tashmë duhet të jenë bërë pjesë e legjislatives suaj , për mënyrën e financimit të fushatës zgjedhore, ndarjen e partisë nga shteti, gjithashtu dhe për procedurën e vërejtjeve dhe kërkesave drejtuar KSHZ-së, do të shohim se si do të implementohen në këto zgjedhje, rekomandimet e caktuara ligjore, pra na mbetet të shohim e të vlerësojmë nëse do të implementohen ose jo në tërësi”, u shpreh Odri Glover, shefe e misionit të OSBE/ODIHR. Sipas ambasadores Glover, gjithsesi është herët që në këtë fazë të jepen vlerësime për procesin zgjedhor dhe OSBE vlerësimin do ta japë në fund të procesit, në raportin përfundimtar.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

