Në zgjedhjet lokale në Maqedoni, që do të mbahen më 15 tetor, të drejtën e votës e kanë më shumë 1.8 milion persona nga rreth dy milionë banorë që ka ky shtet. Kjo shifër nuk u bën përshtypje partive politike, të cilat gjatë zgjedhjeve të parlamentare të dhjetorit të vitit të kaluar zhvilluan polemika e debate të shumta në lidhje me numrin e votuesve. LSDM-ja, që tani është në pushtet, për disa muaj me radhë ka mbajtur peng listën e votuesve me pretendimet se ajo nuk pasqyron numrin real të votuesve, apo se numri i votuesve nuk mund të jetë më i lartë se 1.5 milion syresh.
Kjo kishte bërë që lista të pësonte ndryshime duke larguar nga e njëjta më shumë se 30 mijë votues që dyshoheshin për të dhëna jo të sakta, ndërsa rreth 200 mijë të tjerë ishin vendosur në një vend të posaçëm të listës zgjedhore, pasi mendohej se ata janë shtetas, por që ndodhen jashtë vendit me punë të përkohshme. Tani kjo parti, sikurse dhe të tjerat, nuk kanë bërë asnjë reagim për listën e votuesve që është miratuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. E derisa partitë heshtin, njohësit e çështjeve politike dhe juridike vlerësojnë se lista nuk pasqyron realitetin pasi, sipas tyre, është absurde të mendohet se nga 2 milionë banorë, më shumë se 1.8 milion të kenë të drejtë vote.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Skandal në Policinë e Kosovës, kjo është zyrtarja policore që u kap e zhveshur me kolegun në veturën zyrtare
- “Kjo lëvizje studentore përfaqëson thelbin e Shqiptarisë”/ Grida Duma në Top Story: Gjuha shqipe, ajo që ka çmontuar çdo shkatërrues të historisë tonë
- Bogoevski: Këtu është Maqedoni dhe testet zyrtare jepen maqedonisht, shqip në Shqipëri!
- Filkov nuk tërhiqet: Asnjë presion nga rruga nuk mund të ndryshoj kritere profesionale
- Sekretari i MPJ në krah të studentëve shqiptarë në RMV: Mos u tërhiqni nga kërkesa e drejtë për gjuhën shqipe, ne jemi në mbështetjen tuaj
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”

