Për çdo ditë, në Republikën e Maqedonisë nga katër gra preken nga kanceri i gjirit. Statistikat flasin për 1200 të sëmurë të ri nga kanceri në gji. Kështu tha Kryetarja e shoqatës “Borka”, Biba Dodeva. Ajo theksoi se kanceri i gjirit tek gratë kërkon një trajtim të veçantë, sepse, numri i grave të prekura në Maqedoni por edhe në rrafsh global është gjithnjë e më shumë në rritje. Maqedonia është në vendin e tretë në Evropë për shkallën e vdekshmërisë nga sëmundjet malinje. Kjo shoqatë sot organizoi sot një shëtitje në sheshin e qytetit në Shkup, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit në mesin e opinionit dhe institucioneve për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit në mënyrë që të ketë një shans më të madh për trajtimin më të përshtatshëm të kësaj sëmundjeje.Marshi është përkrahur edhe nga ambasada amerikane në Shkup, Jess Baily.
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

