Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Prespa tha se ruajtja e vlerave në Prespë, Manastir, Ohër për ta është e pazëvendësueshme. Ai tha se në këto dy vite ka pasur krizë politike dhe se të gjitha fletë-rufetë kanë qenë kundër BDI-së dhe se ata akuzoheshin për të gjitha të këqijat që ndodhnin në Ballkan dhe në Europë. Ahmeti shtoi se qëllimi i kësaj ka qenë heqja nga skena politike e BDI-së, gjë që sipas tij nuk u realizua.
“Në këto zgjedhje ne kemi edhe një marrëveshje. Marrëveshjen e kemi me partnerin tanë që jemi bashkë në qeveri. Aty ku nuk kemi mundësi të realizojmë dhe të fitojmë kryetarin e komunës i japim mbështetje partnerit tanë, LSDM-së, aty ku ata nuk kanë mundësi, po edhe gjasa për të fituar për kryetar të komunës si Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Çair, ato na mbështesin ne. Ne i mbështesim ata në qytetin e Shkupit ku ne nuk mund të fitojmë por kemi një kapacitet të madh votash mbi 35 mijë. Në Kumanovë ne nuk kemi mundësi të fitojmë mbështesim kandidatin e LSDM-së”, ka thënë Ahmeti, përcjell SHENJA, duke shtuar se ky partneritet ka edhe reciprocitet “Më ndihmo të ndihmojë”. /SHENJA/
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

