Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka siguruar se nuk ka më përgjime ilegale. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Spasovski thotë se do të ketë edhe mekanizma të kontrollit të brendshëm, por fton edhe organizmat dhe institucionet të tjera që të bëjnë kontrollet e nevojshme.
“Ne themi me përgjegjësi se në këtë periudhë, që nga formimi i Qeverisë së re, në Maqedoni nuk përgjohet ilegalisht edhe për këtë mund të kemi kontrolle të ekspertëve, kontrolle parlamentare në çdo kohë, ne jemi në dispozicion dhe jemi të hapur që në përputhje me ligjin të bëhen kontrolle të tilla. Përveç kësaj në mënyrë plotësuese edhe tek ne janë vendosur sisteme për kontroll të gjithë sistemit që të mos ketë subjektivitet lidhur me këtë punë, gjerësisht me këtë përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Spasovski në këtë intervistë mohoi auzatr për keqpërdorim të policisë për interesa partiake. Ai madje siguroi se mbi 9 mijë policë janë duke u trajnuar për sigurimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike.
“Për ne prioritet i lartë është të kemi zgjedhje fer dhe demokratike, prandaj përgatitemi, bëjmë trajnime të gjithë nëpunësve policor të cilët do të marin pjesë në realizimin e zgjedhjeve, bashkë me OSBE-në. Mbi 9 mijë policë do të jenë në atë trajnim dhe më e rëndësishme nga të gjitha është të kemi bashkëpunim, si dhe në të jenë në nivel të detyrës edhe partitë politike dhe liderët politik që të kemi zgjedhje fer dhe demokratike”, ka thënë më tej Spasovski.
Spasovski tha se mjetet dhe resurset e Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk do të keqpërdoren në fushatën parazgjedhore nga partitë politike dhe shtoi se asnjë polic nuk guxon të përfshihet në fushatë për asnjë parti politike.
Arben Zeqiri
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

