Dëshmitari i tretë i prokurorisë, i punësuar në MPB thotë se ka marrë pjesë në shkatërrimin e dokumentacionit ku figuronte përgjimi i paligjshëm por nuk e ka ditur se çfarë ka në to.
Ai tha se djegia është bërë diku në Petrovec, në vend të posaçëm ku policia djeg gjërat e panevojshme, por asnjëherë nuk ka ndodhur të digjen materiale me qese të zeza.
I punësuari në MPB tha se Nikolla Boshkovski dhe Vanço Cvetanov i janë lajmëruar dhe i kanë dhënë urdhrin për shkatërrimin e dokumenteve dhe me vete ka marrë edhe disa prej të punësuarave.
Në vendin e ngjarjes tha se kanë qenë gjashtë të akuzuarat, Nikolla Boshkovski dhe eprori i tij nga Drejtoria e Tretë, Vanço Cvetanov. /SHENJA/

