Të akuzuarat në rastin “Fortesa” për shkatërrimin e dokumenteve ku figuronin shkatërrimet e mjeteve të përgjimit mohojnë fajësinë. Sipas asaj që e thanë në gjykatë, ata e kuptojnë veprën për të cilën akuzohen, por nuk ndjehen fajtore.
U dëgjuan edhe dy dëshmitarë të punësuar në DSK, por njëri rezultoi të jetë djali i njërës prej të akuzuarve dhe refuzoi të japë deklaratë.
Dëshmitari tjetër ishte eprori i Drejtorisë së Tretë në DSK, i cili tha se ka qenë dëshmitarë i shkatërrimit, por nuk e ka ditur se për çfarë bëhet fjalë.

