>Gjykata Penale konstoi sot se i akuzuari Goan Grujovski është në arrati dhe në këtë mënyrë vendosi që seanca gjyqësore për rastin “Fortesa” të fillojë në mungesë të tij.
Siç tha gjykatësja Lidija Petrovska,, Grujovski dhe Boshkovski janë në arrati, në mënyrë që gjykimi të mund të zhvillohet edhe në mungesë të të akuzuarve, që tashmë më shumë se dy muaj po kërkohen ndërkombëtarisht.
Avokati i Grujovskit Lupço Shvrgovski, i angazhuar nga djali i ish shefit të drejtorisë së pestë, tha se do ta mbrojë Grujovskin në mungesë.
PSP dyshon se Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK kanë shkatërruar pajisjet e përgjimit dhe dokumentacionin ku figuronin përgjimet e paligjshme, menjëherë pasi kishte filluar publikimi i “bombave” të opozitës së atëhershme.
Ministri i brendshëm ditë më parë tha se policia ka detaje të reja për arratisjen e Grujovskit dhe Boshkovskit por nëse edhe deri më 2 tetor ata nuk gjenden prapa grilave, procesi gjyqësor do të fillojë pa to.
Grujovski dhe Boshkovski u arratisën prej 18 korrikut, pikërisht në periudhën kur Gjykata më e Lartë kishte lejuar ato që të ankohen në vendimin e gjykatës së Apelit për paraburgim. Edhe pse ekspertët e së drejtës tërhiqnin vërejtjen se nuk ka mundësi për ankesë ndaj paraburgimit duke qenë në liri, Gjykata Supreme lejoi Grujovskin dhe Boshkovskin të dorëzojnë ankesa./ Almakos

