Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga Kriva Pallanka ka thënë se prej tre muaj ata kanë treguar se Maqedonia mund të ketë perspektivë dhe miq. Ai ka thënë se ata krijuan miqësi me Bullgarinë e cili tani më është përkrahëse dhe aleate e Maqedonisë, me Serbinë kanë përmirësuar bashkëpunimin, me Greqinë poashtu. Zaev ka thënë se ata po ndërtojnë perspektiva për gjeneratat e ardhshme.
“Për tre muaj e gjysmë arritëm të stabilizojmë buxhetin, siguruam para dhe miratuam masa të cilat ndikojnë në kursimin në buxhetet familjare dhe të vendit, masa që kthejnë parat tek qytetarët. Premtoj përkrahje për përforcimin e shtëpive shëndetësore në Kriva Pallankë. Do të investojmë në çerdhet, shkollat dhe qendrat për punë sociale, si dhe për përkrahjen e investimeve kapitale në këtë komunë”, ka thënë Zaev nga Kriva Pallanka, përcjell SHENJA.
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

