02 October
Sot përfundon afati i arritjes së të gjithë kandidaturave për Prokurorë Publik të Maqedonisë. Kuvendi është në pritje edhe të kandidaturave të fundit të personave të cilët përmes postës kanë dërguar biografitë e tyre. Burime nga Kuvendit shpjegojnë se gjithsej 23 kandidatë kanë aplikuar për të parin e organit të akuzës. Pas mbledhjes së të gjithë të dhënave të kandidatëve, ligjvënësi listën e dërgon në Këshillin e Prokurorëve Publik i cili brenda 15 ditëve duhet të bëj vlerësimin e kandidatëve dhe emrat e caktuar t’ia propozojë Qeverisë. Më pas organi ekzekutiv zgjedh njërin nga kandidatët dhe e propoyon në Kuvend ku emërimi bëhet më shumë prej 61 deputetësh. Në rast se asnjëri nga kandidatët nuk e kalon fazën e vlerësimit, Këshilli i Prokurorëve ka afat prej 15 ditësh për rivlerësim. Nëse edhe gjatë kësaj periudhë Këshilli nuk ka përgjigje, Kuvendi obligohet të përsërisë konkursin.

