02 October
Në tubimin e mbrëmshëm të LSDM-së në Kumanovë, kandidati i kësaj partie për kryetar komune Maksim Dimitrievski, para qytetarëve premtoi zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballet ky qytet. Ndër të tjera Dimitrievski premtoi zgjidhjen e problemit me parkingjet, ndërtim të gypit të ujësjellësit nga Kumanova në Likovë, eliminimin e problemit me ndotjen, hapjen e më së paku dy çerdheve për fëmijë dhe shtimin e hapësirave të gjelbërta.
Planifikojmë të ndërtojmë më së paku dy çerdhe fëmijësh dhe t’i riparojmë këta që i kemi në Kumanovë. Këtë gjë do ta bëjmë së bashku me ju, nga ju dhe për ju. Do ta zgjidhim edhe problemin përvëlues të Kumanovës, do të ndërtojmë gyp nga Kumanova në Likovë deri në Gllazhnjë, në gjatësi prej 18 kilometrash, për ujë 500 litra në sekondë, që të jetojmë në mënyrë urbane dhe normale në një qytet të tillë siç është Kuamnova. Pos çerdheve, do ta zgjidhim edhe problemin e komunikacionit pasi është e patolerueshmë që prindërit të mos mund t’i shëtisin fëmijët e tyre me karroca- tha Maksim Dimitrievski, kandidat i LSDM për komunën e Kumanovës.

