Gjithsej 1.343 foshnjë të porsalindur kanë humbur jetën në Maqedoni në gjashtë vitet e fundit, gjegjësisht nga viti 2011-të deri në vitin 2016-të.
Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika tregojnë se mesatarisht në vit vdesin mbi 200 foshnjë.
Vjet në vendin tonë kanë humbur jetën 273 foshnjë ose mesatarisht çdo 32 orë humb jetën nga një foshnjë e porsalindur.
Sipas statistikës këto të dhëna tregojnë se vjet shkalla e vdekshmërisë tek foshnjat ka qenë 11.9 në 1000 fëmijë.
Në Maqedoni vetëm javën e kaluar kanë humbur jetën katër foshnjë të porsalindur. Komisioni i formuar për të hetuar vdekjen e këtyre foshnjave ka thënë se personeli mjekësorë nuk ka përgjegjësi për vdekjen e foshnjave dhe se ata kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore.
Data 19.05.2026
Aktuale
- (VIDEO) VMRO dhe BDI me akuza të ndërsjella për ndikim në prokurori
- Fillkov: Provimi i jurisprudencës kryhet në përputhje me ligjet në fuqi, jo në bazë të politikave ditore dhe presioneve nga rruga
- AKU: Analizat në Akademinë e Sigurisë dhe Garnizonin e FA rezultuan brenda normave, zhbllokohet aktiviteti i “SORI-AL”
- Rina Ajdari: Kush dha urdhër për ndalimin e studentëve dhe mbi çfarë baze ligjore u pengua protesta?
- I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristian Shkreli shkon në GJKKO për gjyqin ndaj tij
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka

