02 October
Kandidati i BDI-së për kryetar komune në Bogovinë, Berzah Bejtullahi, përmes shpalosjes së programit të tij politik ka premtuar se me marrjen e mandatit do të zgjidh shumë probleme të kësaj Komune. Ndër të tjera Bejtullahi është zotuar se vendbanimet e komunës së Bogovinës do të hapen dhe do tw asfalltohen rrugë të reja, përfshirë këtu edhe pjesën e rrugës që lidh Bogovinën me Bërvenicën. Bejtullahu poashtu ka premtuar krijimin e sistemit të ri të ujësjellësit dhe angazhimin e organeve komunale për burime të reja të ujit të pijshëm.
Do të vazhdojmë në ndërtimin e rrugëve dhe rrugicave lokale , do të intervenojmë në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në disa vendbanime, në veçanti do të merremi me shtimin e sasisë së ujit për pije. Do të vazhdojmë me hapjen e rrugëve nëpër fusha në të gjitha vendbanimet, hapjen e kanaleve për ujitje me qëllim lehtësimin për ujitje të bujqve. Rikonstruim i rrugës Bogovinë – Novosellë- deklaroi Berzah Bejtullahi, kandidat i BDI-së për Bogovinën.

