“Mos ia prishni Bogovinës rrjedhën dhe vazhdimësinë, sepse vërtetë është punuar për Bogovinën”, kështu u shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin që sonte e mbajti partia e tij në Bogovinë. Ai bëri thirrje që gjith qytetarët e Bogovinës ta votojnë kandidatin e partisë së tij, Berzat Bejtullahu, duke u thënë se e kanë për obligim ta mbështesin atë dhe kandidatët për këshilltarë.
“Oponentët tanë nuk ma mbushin mendjen mu se do të jenë vazhdues të këtyre projekteve që janë realizu deri më tani për Komunën e Bogovinës. Mund të kenë fjalë të bukura sa të duan, por sa do jenë në punë dhe sa do të jenë të qëndrueshëm për të realizu atë që e kërkojnë banorët e Komunës së Bogovinës”, deklaroi Ahmeti.

