Për realizimin e projektit të kanalizimit, Elvir Iseni nga PDSH tha se janë të paraparë rreth katër milionë euro, ndërsa i tërë projekti duhet të bëhet në koordinim me qeverinë.
Elvir Iseni tha se komuna e Bogovinës ka dy liqene ndërsa planifikojnë ndërtimin e një muri, për të ngritur nivelin e sipërfaqes.
“Nuk kemi bërë ndonjë vlerësim por i gjithë ky projekt mund të kushtoj mbi 30 mijë euro.”, tha Iseni.
Iseni duke folur për çështjen që më së tepërmi i tangojnë banorë te Bogovinës, çështjen e ujit, shtretërit të lumenjve si dhe këndet për fëmijët, tha se ata në programin e tyre kanë të paraparë rregullimin e këtyre problemeve.
“Në plan-programin tim kam paraparë që në lartësi mbidetare 1500 metra mbi fshatin Novosellë, ku ka shumë burime të cilat shpërndahen pa fund. Kemi paraparë një rezervar të performancave më të mëdha, ku nëpërmjet atij rezervuarët do të lidhen edhe rezervuarët e vendbanimet ekzistuese që në rast rënies së nivelit të ujit aty të intervenohet ky rezervuar qendror”, tha Iseni, duke shtuar se në Bogovinë nuk është i theksuar ky problem.
Ai tha se ide që në Bogovinë shtrati i lumit të rregullohet së bashku me një shesh për banorët e Bogovinës, i cili do të ndërtohet mbi shtratin e lumit. /SHENJA/

