Minur Asani tha se ata mund të premtojnë fillimin e projektit për kanalizimin, marrjen e parave që i takon Komunës së Bogovinës nga Qeveria dhe premtojnë se do të bëjnë gjithçka që ndihma nga jashtë për të filluar këtë projekt.
Ai shtoi se komunës së Bogovinës i takojë fonde nga qeveria dhe se ata do të bëjnë çmos që këta fonde të vijnë në arkën e komunës.
Asani tha se një ndër projektet që do të bëjnë është edhe përkrahja për turizmin, mbi gjitha përkrahje për shoqatën e gjuhëtarëve “Shqiponja e Sharrit”.
“Ne do të mundohemi të bëjmë plane projekte së bashku me ta. Po ashtu ne jemi në bashkëpunim me asociacionin slloven ‘Art and Future’ ku kemi biseduar edhe për zhvillimin e turizmit malor, dhe me këto shoqata dhe projekte do të konkurrojmë të punojmë diçka”, deklaroi Minur Asani në emisionin ‘Studio e hapur’.
Minur Asani tha se në bashkëpunim me qytetarët kanë inkorporuar çështjet ata që i tangojnë, përfshirë këtu çështjen e ujit, shtratin e lumit, por edhe çështjen e papunësisë.
“Sa e dimë ne ka funksionuar një fabrikë e cila tani është e mbyllur. Ne mendojmë që të sjellim investim nga jashtë, së bashku me personin që e ka atë fabrikë, ose në ndonjë vend tjetër që është në pronësi të komunës të biem investime nga jashtë dhe të hapim vende të reja të punës”, tha Asani. /SHENJA/

