Nëse ktheheni mbrapa, që nga viti 1996 do të shihni se banorët e Zhelinës i kanë ende kësaj dite kërkesat e njëjta. Kështu tha kandidati i Lëvizjes BESA për Komunë e Zhelinës, Blerim Sejdiu.
”Kandidati i BDI-së përsëri del në mënyrë të paturpshme me programin e njëjtë me disa modifikime të ndryshme, del me premtimet e njëjta që i ka pasur në vitin 2009. Edhe në vitin 2009 edhe tani del dhe premton ujësjellësin për vendbanimet Pallaticë, Trebosh, Uzurmisht edhe vendbanimet që i thotë ai të Dërvenit”, ka thënë Sejdiu, duke shtuar se asnjë nga këto fshatra nuk kanë ujë të pijshëm sot.
Sa i përket projektit të kanalizimit, Sejdiu tha se kandidati i BDI-së, tani është kthyer edhe më prapa. Nëse në vitin 2013, tha Sejdiu, ai premtonte se janë siguruar mjetet për ndërtimin e kanalizimimit, tani, ai thotë se do të bëhet përgatitja e dokumentacionit teknik.
Nga ana tjetër kandidati i PDSH-së, Sali Ajdini tha se këto projekte nuk janë realizuar për shkak mungesës së menaxhimit të mirë të komunës dhe mosaftësia e gjetjes së burimeve financiare.
“Unë do të potencojë disa projekte të kanalizimit të cilat i ka premtuar në vitin 2009, 2013 dhe fatkeqësisht edhe tani i premton. Ai do të thotë se kemi bërë 20 kilometra, 30 kilometra kanalizime, por ato që thotë se ai i ka bërë nëpër vendbanimet Trebosh, Strimnicë, Uzurmicë, Pallatiicë, ato janë bërë me kofinancim të qytetarëve, por mund të them edhe 100 përqind financim të qytetarëve”, tha Ajdini, duke shtuar se shtëpi për shtëpi kryetari i deritanishëm i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi.
Nga ana tjetër edhe Sejdiu i BESËS tha se edhe sot e kësaj dite ata që nuk kanë paguar nga 600 euro nuk kanë mundur të kryçen në rrjetin e kanalizimit.
“600 euro ka kërkuar edhe ende kërkon që çdo familje të jep që të kyçet në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Dhe sot e kësaj dite, ata familje që nuk kanë dhënë të holla nuk kanë të drejt të kyçen në rrjetin e ujësjellësit. Kjo është turp nëse dëgjohet në gjithë komunat dhe gjithë shqiptarët ku do që janë”, tha Sejdiu në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA.

