04 October
Muharem Bardhi, Adem Abdullai, Muharrem Isa, Rami Buçi, Arian Rexhepi dhe Enur Iljazi, janë emrat e gjashtë protestuesve që përfunduan në burg, duke kërkuar drejtësi në gjykimin e rastit “Monstra”. Avokati Naser Raufi thotë se në rast se Gjykata Supreme ndryshon epilogun e rastit “Monstra” në favor të të akuzuarve, atëherë protestuesve të dënuar u takon dëmshpërblim.
Nëse këto të akuzuar lirohen dhe ai vendim bëhet i plotfuqishëm, në procedurë të përsëritjes, personat që kanë mbajt burg kanë të drejtë që të kërkojnë dëmshpërblim. Këtu del arsyetimi se përse kanë protestuar dhe kauzë që protesta ka qenë e arsyeshme dhe me bazë -deklaroi avokati, Naser Raufi.
Shpëtim Pollozhani nga shoqata e ish të burgosurve politik, i arsyeton protestat që u mbajtën kundër dënimit maksimal të rastit “Monstra”. Sipas tij, presioni i protestave është një ndër arsyet kryesore që lënda tani do të shkoj në rigjykim.
Qëndrimi i djeshëm i prokurores e cila e udhëheq lëndën e rastit “Monstra” hap një rreze drite dhe ngrohtësie, jo vetëm për të dënuarit e rastit “Monstra” por për të gjithë të dënuarit që i kanë bërë veprat me motive politike. Kjo gjë i arsyeton të gjitha rastet dhe momentet të cilët kanë ndikuar që ajo të kërkojë anulimin e vendimeve të gjyqit të shkallës së parë dhe të dytë duke kërkuar nga gjyqi suprem që t’i anulojë vendimet e dy gjyqeve dhe lënda të shkojë në rigjykim nga fillimi – tha Shpëtim Pollozhani, Shoqata e ish të burgosurve politik.
Asokohe familjarët e protestuesve të dënuar ankoheshin për drejtësi selektive, duke përmendur rastin e sulmit në “Gjorçe Petrov”, ku kryersit e veprës që shkaktuan diku rreth 1 milion euro dëme materiale nëpër shtëpitë dhe bizneset e shqiptarëve, nuk morën dënimin e njëjtë.
Besian Leka

