Kandidati i PDSH-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, qëndruan në Shipkovicën të lënë tërësisht mbas dore nga pushteti lokal, e ku akoma vërehen dëmet e pa sanuara nga vërshimet e fundit.
Dauti theksoi se ekipin i tij ka të gatshëm planin për furnizim me ujë të pijshëm të banorëve të Shipkovicës dhe rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza, si dhe përmirësimin e kushteve jetësore të banorëve të Shipkovicës.

