Ekspertët vlerësojnë se në procedurën gjyqësore për rastin “Monstra”, faktet janë imponuar me dhunë. Ish kryetari i Gjykatës Supreme Dane Iliev vlerëson se shkeljet flagrante gjatë procedurës dhe mohimi i mundësisë së mbrojtjes për verifikimin e provave, janë dyshimet bazë se bëhet fjalë për rast të montuar. Megjithatë ish kryetari i Gjykatës Supreme Iliev nuk përjashton mundësinë që Supremja të taktizojmë me vendimin.
Nuk mundeni që në Procedurë Penale të impononi fakte me dhunë dhe nga ana tjetër faktet e vërteta të mbesin jashtë procedure. Roli i Gjykatës është që me anë të fakteve të sjell vendim të duhur në bazë të rrethanave si ka ndodhur rasti. Kjo është detyra e gjyqit. Ne procedurë gjyqësore nuk ka rregulla për vendim, nuk shkruan askund se gjyqi duhet të vendos në këtë mënyrë ose tjetrën. Sipas ligjit, Supremja ka të drejtë të hedh poshtë edhe vendimin e parë edhe vendimin e dytë. Por mund të vendos edhe për ndërprerjen e vendimit të dytë, që lëndën ta kthej në Gjykatë të Apelit – deklaroi Dane Iliev, Ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Nuk ka afat të caktuar ligjore se deri kur Supremja duhet të vendos për ankesën e mbrojtjes dhe propozimin e Prokurorisë Publike për kthimin e lëndës në shkallën e parë. Megjithatë, sipas praktikave të deritanishme, Iliev thotë se Supremja duhet të prononcohet më së voni brenda 30 ditëve.
Afati logjik është rreth 30 ditë. Ky është afati logjik i sjelljes së një vendimi dhe shpresoj se para fakteve të tilla të shpalosura në ankesa dhe të shpalosura nga Prokurorja Publike, Gjykata Supreme veçse ka detektuar cilat janë shkeljet e bëra në vendimet gjyqësore – tha Dane Iliev, Ish kryetar i Gjykatës Supreme.
Ankesat e mbrojtjes në Supreme bazoheshin kryesisht ndaj deklaratave të dëshmitarit E1, i cili në dëshminë e tij ka thënë se nga një distancë rreth 50 metra, ka detektuar se vrasësit kanë qenë shqiptar që flisnin në gjuhën maqedonase. Mbrojtja kundërshtoi gjithashtu vlerësimin e organit të akuzës së në veturën “Opel Omega” në ulëset e pasme është gjetur ADN e njërit prej të akuzuarve. Sipas verifikimeve të mbrojtjes vetura në fjalë nuk ka pasur ulëse të pasme dhe se dyshohet që e njëjta as të mos ekzistojë si provë materiale. Dyshimi kryesor që mbrojtja e shpalos si bazë për rast të montuar është edhe vlerësimi i Prokurorisë Publike aso kohet se tre të akuzuarit Agim Ismajloviq, Fejzi Aziri dhe Rami Sejdii disa ditë përpara aktit kanë monitoruar vendin se ku do të kryejnë vrasjen ndërsa më pas nga akuza është liruar Rami Sejdii.
Propozimin për rishqyrtimin e rastin “Monstra” dhe kthimin e tij në shkallën e parë, familjarët e të akuzuarve e pritën si shpresë për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe lirimin e të afërmve të tyre. Ekspertët nga ana tjetër këtë vendim të organit të akuzës e komentuan si fillim i reformave gjyqësore, ndërsa partitë shpejtuan me deklarata për përvetësimin e meritave dhe faturimin e fajit tek pushteti i kaluar dhe ish kryeprokurori Publik Marko Zvërlevski.
Adrian Kerimi

