Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së Nevzat Bejta në rrjedhë të fushatës zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Banjicë, të cilëve iu ka premtuar realizimin e projektit për kanalizimin fekal dhe atmosferik si dhe ndërtim dhe asfaltim e rrugës tek stadiumi i fshatit Banjicë, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekteve të tjera që do dalin si kërkesë e banorëve.
Në mandatin e ardhshëm, kemi vendosur në programin parazgjedhor të viteve 2017-2021, që të ndërtojmë kanalizimin për ujërat e zeza, të ndërtojmë dhe ta asfaltojmë rrugën tek stadiumi dhe të ndërtojmë dhe rregullojmë rrugët lidhëse që lidhin me pjesët tjera të Banjicës dhe qytetin e Gostivarit, ndriçimin publik si dhe, punët tjera që do dalin në të ardhmen- tha Nevzat Bejta. BDI Gostivar.

