Prokuroria Speciale ka bastisur zyren e kryetarit të Gjykatës Themelore Vlladimir Pançevski me asistencë policore. Ende nuk janë dhënë detaje se për çfarë lënde bëhet kontrolli, por PSP ka konfirmuar se bastisja është për qëllimin e një procedure parahetimore. Mësohet se Katica Janeva dhe Lençe Ristovska po bëjnë kontroll të sistemit “AKMIS” nëpërmjet të cilit, në mënyrë elektronike, rastësisht ndahen lëndët tek gjykatësit. Kjo nën dyshimet për manipulimin e sistemit me të cilin do të ndaheshin lëndë të caktuara tek gjykatës të caktuar. Meqë bëhet fjalë për procedurë parahetimore, nuk kumtohen detaje të tjera.
Data 19.05.2026
Aktuale
- Mickoski: Ta ruajmë dhe ta ndërtojmë shtetin, të mos lejojmë askënd ta poshtërojë!
- Kryepolici Hita në Gjirokastër dhe Fier, porosi gjatë takimeve: Goditni krimin ndërkufitar dhe drogën, rrisni sigurinë rrugore dhe në shkolla!
- SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO rikthen dosjen e gjyqtares Irena Gjoka
- VLEN: Ne sjellim zgjidhje, ndërtojmë të ardhme të sigurt për të rinjtë
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp
- SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore

