Kandidati i Aleancës për shqiptarët për kryetar të komunës së Sarajit, Ekrem Alija, tha se nëse merr besimin për të drejtuar komunën e Sarajit, projektin e parë që do ta bëj është rregullimin e rrugëve kryesore, njëra, që është në qendër të Sarajit deri në Bojanë dhe tjetra nga Kodova deri në Radushë.
Ai tha se projekti i tij i dytë është edhe një projekt human ndërsa ka të bëj me bashkimin e dy vendbanimeve shqiptare që janë të ndarë fizikisht nga komuna e Sarajit: Fshatrat Svetapetkë dhe Çiflikë.
“Për shkak të rrugës ata janë të ndarë nga komuna e Sarajit dhe detyrohen të shkojnë në pjesën e maqedonasve. Kështu që ajo është një projekt që e kam në atë kuptimin top projekt dhe projekti numër tre është ura në fshatin e Llokës, që të gjithë banorët e Llokës detyrohen të qarkullojnë 7 deri në 8 kilometra për në fushën e tyre të punojnë ndërsa ajo urë që e kanë mbaruar vet ato banorët e Llokës është prej dërrasave dhe që është më e keqja rrezikimi më i madh se nxënësit kalojnë nëpër atë urë”, tha Alija në “Studio e hapur”. /SHENJA/

