Përveç realizimit të projekteve që janë vitale për jetën e banorëve si ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura, kandidati i Lëvizjes BESA në Komunën e Sarajit, Bashkim Bakiu, premtoi edhe investime kapitale dhe revitalizim të pasurive natyrore të kësaj komune. Ai këto zotime i bëri në debatin e sontëm “Studio e Hapur” që transmetohet në Televizionin Shenja. Investimet dhe ringjalljen e qendrës rekreative në Liqenin Treska ishin një nga tre zotimet prioritare të Bakiut nëse ai fiton zgjedhjet në Komunën e Sarajit.
“Projekti i parë ka të bëjë me zhvillimin ekonomik. Çfarë do të bëjmë ne, do të bëhemi partner të biznesit edhe bizneseve të mëdhaja edhe të bizneseve të vogla, do të bëjmë edhe përkrahjen e fermerëve për thithjen e fondeve IPARD. Kapacitet e mia përvojën time, kontaktet e mia me donatorë të ndryshëm do ti vë në shërbim të Komunës së Sarajit me të vetmin qëllim që të thithen fonde edhe për bizneset e vogla edhe për bizneset e mesme që të qarkullojnë zhvillim. Në kuadër të Sarajit ekzistojnë kompani që janë në TOP 10 e 100 kompanive më të mëdhaja. Ajo janë në disponim që ti ndihmojnë Komunës, megjithatë të promovohet partneriteti publiko-privat e jo kapaciteti i tyre të shfrytëzohet për promovime partiake. Ne do të promovojmë një menaxhim të partneritetit pubiko-privat. Projekti numër dy do ti grumbullojë të gjitha, infrastrukturën, ujin, infrastrukturën shkollore, çerdhe, domethënë rregullimin e fushave të sportit. Gjithë këto do të jenë pjesë përbërëse e planit tonë në qeverisjen e Komunës me të vetmin qëllim, kapacitetetin që ka Komuna, a komuna ka mjaft pare që për çdo vendbanim të bëjë punë minimale që do të prek jetën e qytetarit. Projekti tjetër që është poashtu i rendësishëm dhe për të cilën do të më nevojitet edhe përkrahje e banorëve të Komunës së Sarajit që pasuritë natyrore ne ti shfrytëzojmë në benefit edhe financiar edhe zhvillimor. Saraji ka burimin e ujit që furnizohet madje edhe Velezi, të mos flas për Shkupin. Ne nuk kemi asnjë benefit nga ai burim. Spaku, si kur është bërë për Vardarin që ne paguajmë një shumë të vogël nga energjia elektrike, pse të mos bëhet edhe nga burimi natyror që është pasuri e komunës së Sarajit që nga 1 denar për çdo amvisëri të shkojë mos për Komunën e Sarajit, së paku për Rashçen të shkojë ose për vendbanimet tjera. Të shfrytëzohet pasuria natyrore e Liqenit Treska. Unë spaku në gjashtë muajt e parë do të mundohem me kapacitet e emia që atë pasuri ta promovoj tek donatorët e huaj edhe atë jo në formë direkte, paraprakisht duke bërë një prezentim, ose duke grumbulluar informacione që do të jenë në shërbim të cilido investitor”, tha Bashkim Bakiu, kandidat i Lëvizjes Besa për Komunën e Sarajit.

