“E ardhmja jonë është në BE dhe NATO< por si mund të jemi pjesë e BE-së dhe NATO-s, sigurisht duhet të komunikojmë dhe bashkëpunojmë, duhet të jesh tolerant dhe të kesh mirëkuptim”, me këto fjalë lideri i BDI-së, ALi Ahmeti, iu drejtua të pranishmive në tubimin e sontshëm në Saraj, ku edhe u promovua kandiati i kësaj partie për këtë Komunë, Blerim Bexheti. Ahmeti disa herë tha se partia e tij është transparente dhe nuk fsheh asgjë nga populli, duke aluduar në marrëveshjen për bashkëpunim me LSDM-në për zgjedhjet lokale. Kreu integrist e shfrytëzoi rastin që t’i bëjë thirrje anëtarësisë…
Author: almakos
06 October Një javë para mbajtjes së Zgjedhjeve , klubi I deputetëve në Kuvend në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokartik organizoi promovimin e kandidateve femra për kryetare komunash. Në këto zgjedhje, për kreun e Komunës kandidojnë gjithsej 15 femra nga të gjitha partitë politike. Nëse në zgjedhjet e kaluara kemi folur së kishte 26 femra kandidate për kryetare komunash, sot fatkeqësisht duhet të konstatojmë se ka vetëm 15. Si gra shkojmë një hap përpara në politikë, por sërish mendoj se ky numër nuk është për tu lavdëruar dhe nuk guxojmë të lëvdërohemi shumë, por kemi një numët të madhë femrta…
Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, ishin dy të akuzuarit që sot dëshmuan para Gjykatës Thelemore të Kumanovës, për rastin e vrasjes së 4-vjeçarit Almir Aliu. Demiri dhe Aliui mohuan se në vendin ku ndodhi vrasja janë thirrur nga babai i Almirit, Sedat Aliu për t’i parapirë zënkës e cila ndodhi brenda hapsirës së Shtëpisë së Shëndetit. Sami Demiri, familjar i Aliut, sqaroi se atë natë nuk kanë shkuar në spital për të shkaktuar ndonjë problem, por kanë shkuar që ta shoqërojnë Sedatin, i cili po e dërgonte të birin për mjekim. SAMI DEMIRI “Natën kur ndodhi e gjithë kjo fatkeqësi…
Rritet shqetësimi për punën joprofesionale të sistemit gjyqësor në vend. Analizat e projektit “Qytetarët kërkojnë drejtësi”, të zbatuar nga Transparensi Internejshënëll dhe “Lupa e Gjelbërt” tregojnë se në disa procedura gjyqësore, gjykatësit kanë bërë shkelje, ndërsa vendimi është sjellë pa dëshmi të mjaftueshme të cilat vërtetojnë fajësinë. Slagjana Tasevska nga Transparensi Internejshënëll, thotë se, në kuadër të këtij projekti po analizojmë rastet ku qytetarët të cilët kanë qenë subjekt I procedurave penale vetë kanë vendosur që të kërkojnë të rishqyrojen procedurat e institucioneve kompetente , a janë respektuar ligjet, nëse insitucionet kanë vepruar në pajtueshmëri me principet dhe a është…
Rriten incidentet zgjedhore, në kuadër të fushatës së zgjedhjeve lokale të këtij viti. Rasti i fundit është ai i kandidatit të Lëvizjes Besa për kryetar të Komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu, i cili ka marrë një porosi me përmbajtje kërcënuese. Bakiu e ka publikuar porosinë në faqen zyrtare në Facebook dhe njëkohësisht rastin e ka paraqitur në polici. Nga Sektori për Punë të Brendshme kanë njoftuar se rasti është paraqitur mbrëmë dhe se po punohet për zbardhjen e tij. MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME “Më 05.10. 2017 rreth orës 19:00 në stacionin policor Qendër, ka ardhur personi me iniciale B.B…
06 October Të dhënat e para nga komisioni i cili po heton keqpërdorimet në gjykatën penale lidhur me ndarjen elektronike të lëndëve gjyqësore ka konstatuar ka keqpërdorime serioze në punën e kësaj gjykake. Madje ka të dhëna për funksiononin paralel të sistemit për shpërndarjen elektronike të lëndëve gjyqësor. Këtë e ka deklaruar zv/ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski, i icli është pjesë e debatit të sontëm në emisionin “360 gradë” në Alsat. [embedded content]
Mungesa e infrastrukturës, kanalizimit dhe ujësjellësit janë tre problemet kryesore me të cilat për vite të tëra ballafaqohen banorët e komunës së Sarajit. Në emisionin debativ “Studio e hapur”kandidatët për kryetarë komune shplasën platformat e tyre dhe premtuan realizimin e disa projekteve. Edhe në këtë debat, njëjtë me të kaluarat, mungoi kandidati i BDI-së, Blerim Bexheti, të cilit iu parashtruan pyetjet publikisht. Kandidati i Aleancës për shqiptarët, Ekrem Alia tha seprojekti i tij i parë nëse merr mbështetjen e qytetarëve do të jetë rregullimi i rrugëve, ndërsa më pas do të bëjë bashkimin e fshatrave Fshatrat Svetapetkë dhe Çiflikë. EKREM…
06 October Ekipi i Katica Janevës tashmë ka filluar me analizimin e të dhënave të sekuestruara nga kompjuteri zyrtar i Pançevskit dhe materialeve të gjetura në shtëpinë e tij. Janeva as sot nuk dha hollësi, por as konfirmoi e as mohoi nëse Pançevski i ka dhënë sekrete shtetërore presidentit Gjorgje Ivanov, i cili më pas në bazë të atyre informatave e ka hartuar listën për falje me të gjithë të dyshuarit dhe dëshmitarët në rastet e Prokurorisë speciale. Këtë nuk mund ta konfirmoj. Ato janë spekulime dhe supozime. Atë që kërkonim dhe që është gjetur në shtëpinë e Pançevskit e…
06 October Ekspertët gjithnjë e më shumë i japim mbështetje kërkesës së prokurorisë për rigjykimin e rastit “Monstra”. Profesori i Procedurës Penale Gordan Kallajxhiev konstaton se arsye për rigjykim të rastit janë shkeljet e rënda në Procedurën Penale për këtë rast. Kallajxhiev shton se përderisa Prokuroria Publike vë në dyshim konstatimet e akuzës, kjo nënkupton se Gjykata Supreme symbyllur duhet të kthej lëndën në shkallën e parë. Kur edhe Prokuroria Publike nuk i qëndron pas akuzës, Gjykata Supreme aq më tepër duhet të veproj me moral. Nëse unë do të ishte gjykatës dhe organi i akuzës do të kishte dyshime,…
06 October Prej 12 aktgjykimeve të parashikuara gjyqësore, 8 tashmë i kanë analizuar ekspertët juridik dhe kanë vërtetuar se janë miratuat në mënyrë joprofesionale dhe të paligjshme. Deri tani nuk kanë gjetur aktgjykim në të cilin është përcaktuar gjendja faktike, ndërsa të akuzuarit nuk janë dënuar në bazë të dëshmive. Përmes këtyre analizave vërtetohet se sistemi gjyqësor i Maqedonisë e ka prekur fundin në 10 vitet e fundit dhe janë domosdoshmërish të nevojshme reforma emergjente për përmirësimin e situatave që ato të mos përmirësohen. Ajo që dua ta plotësoj se vepra më e keqpërdorur në 10 vitet e fundit është…
06 October Bora e parë pritet të bie nesër në viset malore. Metreologët paralajmërojn ë ulje drastike të temperaturave dhe reshje të shiut të shoqëruar me erëra të fuqishme. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë se nga nesër në vend do temperaturat do të bien në 8 gradë celzius. Sipas tyre ky ndryshim i motit ndodhë për shkak të ftohtit që vjen nga veriu. Mot më stabil dhe pa reshje të shiut do të ketë në fillim të javës së ardhshme. Gjatë ditës së nesermë do të kemi ndryshim të madh të motit,do të jemi nën frontin e ftohtë, që do të…
06 October Në Gjykatën Themelore në Kumanovë po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjne e voglushit Almir Aliu nga ky qytet. Para trupit gjykues u deklarua i akuzuari i tretë për dhunë në këtë rast, Abdulla Ai para trupit gjykues tha se nuk ndjehet fajtor dhe se ai bashkë me dy personat tjerë të përfshirë në dhunë kanë qenë të sulmuar nga i akuzuari për vrasje Boban Iliç. Në seancën që pason palët do të propozojnë plotësimin e aktakuzës. Almir Aliu humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç. I akuzuari për vrasje në fjalën e…

