06 October
Ekspertët gjithnjë e më shumë i japim mbështetje kërkesës së prokurorisë për rigjykimin e rastit “Monstra”. Profesori i Procedurës Penale Gordan Kallajxhiev konstaton se arsye për rigjykim të rastit janë shkeljet e rënda në Procedurën Penale për këtë rast. Kallajxhiev shton se përderisa Prokuroria Publike vë në dyshim konstatimet e akuzës, kjo nënkupton se Gjykata Supreme symbyllur duhet të kthej lëndën në shkallën e parë.
Kur edhe Prokuroria Publike nuk i qëndron pas akuzës, Gjykata Supreme aq më tepër duhet të veproj me moral. Nëse unë do të ishte gjykatës dhe organi i akuzës do të kishte dyshime, nuk do të mundja askënd ta dënoja me burg të përjetshëm përderisa ai që më argumenton akuzës e fajtorëve, nuk është vetë i sigurt. Nuk kam asnjë dyshim se duhet pasur rigjykim- tha profesori Gordan Kallajxhiev.
Profesori Kallajxhiev thotë se shkeljet e rënda të Procedurave Penale të tilla si në rastin “Monstra” kanë bërë që sistemi gjyqësorë të jetë në këtë derexhe. Sipas tij, drejtësi nënkupton vetëdijesimin e të dënuarit dhe jo dënimin e të pafajshmit.
Më mirë të lirohen 10 të dënuar se sa të vuaj një i pafajshëm. Duam që në praktikën vendase të kthejmë mbajtjen e përgjegjësisë për prezumimin e pafajësisë, veprim ky i cili mund të shpëtoj persona të caktuar të cilët janë viktimë e sistemit juridik. Përvec kësaj, askush të mos futet në procedurë derisa për të nuk ka fakte dhe prova të sigurta, e qa më pak të dënohet derisa për të njëjtin nuk ka fakte të dëshmuara në një shkallë të lartë- shtoi Gordan Kallajxhiev.
Në seancën e fundit gjyqësore për rastin “Monstra” të mbajtur në Gjykatën Supreme, Prokuroria Publike propozoi rigjykim të rastit për shkak të dyshimeve të bazuar se për veprën në fjalë vuajnë persona të pafajshëm. Argument shtesë për këtë janë edhe indikacionet e mundshme se për rastin “Monstra” PSP-ja posedon edhe biseda të përgjuara të cilat mund të përdoren si dëshmi në rast se lënda kthehet në Gjykatën e shkallës së parë. Trupi gjykues i Supremes i udhëhequr nga Jovo Vangellovski, pranoi propozimin e prokurores Liljana Spasovska duke paralajmëruar vendim të Supremes ditëve në vijim. Gjykata e kësaj shkalle nuk ka afat të caktuar ligjore deri kur duhet të vendos për propozimin e organit të akuzës. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzës për vepër terroriste.
Adrian Kerimi

