06 October
Në Gjykatën Themelore në Kumanovë po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjne e voglushit Almir Aliu nga ky qytet. Para trupit gjykues u deklarua i akuzuari i tretë për dhunë në këtë rast, Abdulla Ai para trupit gjykues tha se nuk ndjehet fajtor dhe se ai bashkë me dy personat tjerë të përfshirë në dhunë kanë qenë të sulmuar nga i akuzuari për vrasje Boban Iliç. Në seancën që pason palët do të propozojnë plotësimin e aktakuzës. Almir Aliu humbi jetën si pasojë e goditjes me veturë nga i akuzuari Boban Iliç. I akuzuari për vrasje në fjalën e tij para trupit gjykues kishte kërkuar falje për veprën bërë por gjithnjë duke pretenduar se atë e ka kryer si pasojë e gjendjes jo të mirë fizike dhe psikike. Seanca e radhës është caktuar për më 16 tetor.

