Rritet shqetësimi për punën joprofesionale të sistemit gjyqësor në vend. Analizat e projektit “Qytetarët kërkojnë drejtësi”, të zbatuar nga Transparensi Internejshënëll dhe “Lupa e Gjelbërt” tregojnë se në disa procedura gjyqësore, gjykatësit kanë bërë shkelje, ndërsa vendimi është sjellë pa dëshmi të mjaftueshme të cilat vërtetojnë fajësinë. Slagjana Tasevska nga Transparensi Internejshënëll, thotë se, në kuadër të këtij projekti po analizojmë rastet ku qytetarët të cilët kanë qenë subjekt I procedurave penale vetë kanë vendosur që të kërkojnë të rishqyrojen procedurat e institucioneve kompetente , a janë respektuar ligjet, nëse insitucionet kanë vepruar në pajtueshmëri me principet dhe a është vërtetuar gjendja faktike. Në dy prej rasteve të analizuara tani më, “Mbeturinë” dhe “Muzetë”” është vërtetuar parregullësi.
SLAGJANA TASEVSKA, TRANSPARENCY INTERNATIONAL
“Në rastet “Mbeturinë” dhe “Muzetë” ekspertët kanë konstatuar se ka parregullësi në procedurat, shkelje ligjore të ligjit për procedurë penale. Ka më shumë situata në të cilat gjykata nuk ka mbledhur dëshmi të mjaftueshme që të sjellet konkludim i saktë se ekziston fajësi. Në të dyja rastet madje nuk ka bazë për t’u vërtetuar se ka fajësi. Ndërsa në rastin “Mbeturinë” ka edhe zbatim në mënyrë të parregulltë të masës konfiskim”.
Kryetari i organizatës “Lupa e Gjelbërt”, Vane Cvetanov, thotë se përmes këtyre analizave vërtetohet se sistemi gjyqësor në Maqedoni ka prekur fundin në 10 vitet e fundit dhe nevojiten reforma urgjente për përmirësimin e gjendjes që të mos përdsëriten këto raste.
VANE CVETANOV, “LUPA E GJELBËR”
“Konkludimi themelor është se deri më tani nuk është gjetur gjykim i cili është përpunuar në mënyrë profesionale, në pajtueshmëri me normat dhe rregullat ligjore, ku është dëshmuar gjendja faktike, ku është dëshmuar fajësi dhe ku njerëzit janë dënuar në bazë të fakteve apo ku nuk është shkelur procedura”.
Në kuadër të këtij projekti është paraparë analizimi i 12 procedurave të plotëfuqishme gjyqësore nga ana e ekspertëve të kësaj fushe.
Teuta Buçi /SHENJA/

