06 October
Prej 12 aktgjykimeve të parashikuara gjyqësore, 8 tashmë i kanë analizuar ekspertët juridik dhe kanë vërtetuar se janë miratuat në mënyrë joprofesionale dhe të paligjshme. Deri tani nuk kanë gjetur aktgjykim në të cilin është përcaktuar gjendja faktike, ndërsa të akuzuarit nuk janë dënuar në bazë të dëshmive.
Përmes këtyre analizave vërtetohet se sistemi gjyqësor i Maqedonisë e ka prekur fundin në 10 vitet e fundit dhe janë domosdoshmërish të nevojshme reforma emergjente për përmirësimin e situatave që ato të mos përmirësohen. Ajo që dua ta plotësoj se vepra më e keqpërdorur në 10 vitet e fundit është pikërisht bashkimi kriminel i cili fatkeqësisht nuk është përfshirë në propozim-ligjiin e fundit për amnisti- deklaroi Vane Cvetanov nga OJQ “Llupa e gjelbër”.
Dy rastet e reja që i prezantuan “Transparensi Interneshënëll” dhe “Llupa e gjelpër” janë për lëndët “Muzeu” dhe “Mbeturina” për të cilat thonë se aktakuzat nuk janë të qëndrueshme. Muzeu ka të bëjë me blerjen e monedhave antike.
Është kontestues momenti prej ku rrjedhin, ndërsa vetë i akuzuari në mbrojtjen e tij ka theksuar se në përshkrimin e detyrave të punës edhe roli i tij në ngjarjen nuk është që të kontrollojë prejardhjen e sendeve. Gjykata pohon se ai merr, se ai është anëtar plotësues i Komisionit për vlerësim, por këtë nuk e argumenton, meqë nuk ekziston anëtar plotësues i Komisionit- tha Millka Ristova, ish-gjykatëse.
Në rastin “Mbeturina”, që bëhet fjalë për evazion fiskal në të cilin janë përfshirë 14 persona, dy organizatat kanë ardhur deri te njohuria se lënda mbështetet në aktakuzë të pabazuar me dëshmi përkatëse.
Alsat

