Author: almakos

Mëngjesin e sotëm pjesët malore të vendit u mbuluan nga shtresa e bardhë e borës. Mavrova dhe Kodra e Diellit, u mbuluan me borë rreth 1cm, por kjo sasi në kushte të këtilla mund të pësoj rritje, sidomos në malet e larta. Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se dita e sotme ishte e shoqëruar nga një mot shumë i ftohtë dhe në të gjitha pjesët e vendit ka shkaktuar reshje të shiut, ndërsa gjatë natës reshjes do të jenë më të rralla. Karakteristikë e ditës së sotme ishte se gjatë ditës temperatura e ajrit ishte në rënie. Nga Enti…

Lexo më Shumë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në bisedën telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vlerësuar se Serbia nuk është në një situata të thjeshtë, raporton AA. Ai theksoi se rrethanat ndërkombëtare janë të atilla që Serbia nuk është në pozitë të thjeshtë, por është i bindur se “populli serb, si gjithmonë përgjatë historisë, do të tregojë karakterin e tij dhe nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç do të tejkalojë të gjitha problemet”, theksohet në njoftimin e Kabinetit të presidentit të Serbisë. “Jam i sigurtë se nën udhëheqjen tuaj, Serbia dhe populli serb do të shkojë përpara”, tha Putin. Vuçiçi…

Lexo më Shumë

Me vetëm shtatë gradë celsius të matura në mesditë, kryeqytetet e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Shkupi dhe Sarajeva ishin qytetet më të ftohta në Ballkan, njëherësh kryeqytetet më të ftohta në Evropë, raporton AA. Kur është fjala për Ballkanin, temperatura më e lartë është regjistruar në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ku u matën 17 gradë celsius, njëjtë si në Mostar dhe në Maribor. Në kryeqytetin e Sllovenisë, Ljubljanë, temperatura u ngjit në gradën e 16-të, kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica regjistroi 15, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana 14 gradë celsius, dhe kryeqyteti i Serbisë, Beogradi 13 gradë celsius.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dhe LSDM janë përplasur sërish, kësaj radhe rreth organizimit të procesit zgjedhor. Nga partia e Gruevskit vlerësojnë se qeveria e re po keqpërdor pushtetin gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se qeveria po shfaq paaftësi për të menaxhuar me procesin zgjedhor. Ka reaguar LSDM, prej nga thonë se VMRO DPMNE nuk është mësuar të funksionojë në kushte fer dhe të rregullta, ku institucionet janë të përkushtuara për realizimin e zgjedhjeve fer dhe të lira. Në komunikatën e partisë theksohet se këtë panik, LSDM po tenton që ta mbulojë me anketa fiktive, duke bërë edhe keqpërdorime masive të resurseve shtetërore në…

Lexo më Shumë

Tani kur edhe tetë ditë na ndajnë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, ndjehet një tensionim i situatës, duke marrë parasysh kërcënimet ndaj kandidatit të Lëvizjes Besa për komunën e Sarajit si dhe sulmit ndaj kryetarit të Shutkës, njëkohësisht kandidat edhe për këtë cikël zgjedhor, Elvis Bjarmit. Fushata po numëron edhe disa ditë dhe beteja që secili kandidat të dalë i pari në komunën që kandidon është bërë e dukshme. Megjithatë, kjo siç duket nuk ka ndikuar tek qytetarët, në frikësimin eventual të tyre. Ata thonë se nuk janë politikanët që duhet frikësuar pasi populli është vetëdijësuar nga gjithë lojrat që…

Lexo më Shumë

18 partitë politike dhe kandidat të pavarur, pjesëmarrësë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit i kanë dorëzuar raportet e para për shpenzimet e fushatës zgjedhore, për periudhën deri më 4 nëntor tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Revizori Shtetëror dhe Komisioni anti-korrupsion. Ata kanë paraqitur të hyrat dhe shpenzimet e fushatave të tyre për këtë periudhë. Në bazë të raporteve të dorëzuara, pjesa më e madhe e partive politike kanë shpenzuar më shumë të holla nga sa kanë pranuar në llogarinë e tyre. Në bllokun politik shqiptar, partia e cila ka shpenzuar më së shumti për pjesën e parë të fushatës zgjedhore…

Lexo më Shumë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka thëse se Aleanca ka bashkëpunim të ngushtë me vendet e Ballkanit. I pyetur se çfarë mund të bëj NATO kur bëhet fjalë për  vendet në Ballkanin Perëndimor  në të cilat është aktive Rusia kur bëhet fjalë për fushata antievropiane. Mënyra më e mirë sipas tij, kundër propagandës dhe keqinformimit është që të publikohen faktet, pasi ato mbisundojnë ndaj keqinformimit dhe propagandës. “Ne besojmë fuqishëm se është e nevojshme të ketë media të lira dhe të pavarura. Gazetarët luajnë rol kyç dhe duhet t’i parashtrojnë…

Lexo më Shumë

07 October Shumica e qytetarëve e ndërrojnë kanalin kur hasin në debat televiziv mes kandidatëve për kryetarë të komunave. Programet politike kushtuar kësaj teme arrijnë ta mbajnë vëmendjen e vetëm një segmenti të vogël të publikut. Analiza e matjes së shikueshmërisë në kanalet nacionale televizive tregon se duelet televizive për zgjedhjet e ardhshme lokale i shikojnë 40% më pak qytetarë krahasuar me emisionet e këtij karakteri që janë emituar në fushatën për zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2016. Te popullata shqiptare në Maqedoni është ulur interesi për madje 65%. Sipas profesoreshës Snezhana Tërpevska, për këtë ekzistojnë më shumë arsye.…

Lexo më Shumë

07 October Partitë politike kanë ndryshuar qasjen në fushatë parazgjedhore. Analistët konstatojnë se për dallim nga fushatat e kaluara, fushata për zgjedhje lokale bazohet kryesisht në projekte konkrete dhe jo në patriotizëm dhe folklorizëm, siç ishte praktikë e cikleve të kaluara zgjedhore. Analisti Albert Musliu meritat për vetëdijesimin e subjekteve politike ia faturon qytetarëve.  Mendoj se kjo vjen falë një vetëdijesimi të qytetarëve. Zakonisht partitë politike reflektojnë në nevojën dhe kërkesën e qytetarëve. Nga vetë fakti që partitë politike janë zbutur në retorikën e tyre, kanë filluar të insistojnë në personalitetet e tyre dhe me projekte konkrete, nënkupton se ata…

Lexo më Shumë

07 October Fëmijëve të lagjes Bardhi, të fshatit Bllacë vazhdon t’u mohohet e drejta për tu shkolluar në shtetin e tyre. Rreth 50 nxënës nga ky fshat vitin shkollor 2017-18 sërish e nisën në shkollën fillore “Ilaz Thaci” të komunës Hani i Elezit në Kosovë. Mersim Maksuti, profesor i së drejtës Kushtetuese akuzon Ministrinë e Arsimit për neglizhencë për shetasit e sajë, posaçërisht ata të moshës së mitur. Sigurisht që Ministria e Arsimit e ka detyrim kushtetues që për gjithë nxnësit e Republikës së Maqedonisë brenda territorit të sajë të sigurojë të gjitha kushtet edhe infrastrukturore që ato ta zhvillojnë…

Lexo më Shumë

07 October Me një ditë dimri e me temperaturë të ulët ne disa rajone edhe nen zeron, u ballafaquan sot në mëngjes banorët e Maqedonisë. I ftohti me vete solli reshje te shiut por edhe te debores të cilat I dhanë një shtresë të bardhë shumë fshatrave malor si dhe pikave turistike të skijimit Kodra e Diellit dhe Mavrova. Ulja e menjëhershme e temperaturave ka shtuar përnjëherë edhe numrin e pacientëve nëpër klinika. Mjekët me këtë rast thonë më të rrezikuar janë fëmijët edhe njerëzit e moshuar. Nuk është vetëm temperatura ajo që ndryshon gjatë këtyre stinëve por këtu kemi…

Lexo më Shumë

07 October Indikacionet se ekziston një sistem paralel i AKMIS-it, për shpërndarjen e rasteve gjyqësore, ekzistojnë që moti, dhe nuk janë paraqitur vetëm pas kontrollit në gjykatën penale dy ditë më parë, thekson zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski. Sipas tij për gjetjet, Komisioni i Drejtësisë do të përgatisë një raport nëse ka pasur keqpërdorime të sistemit. Nuk vendosëm ndonjë kornizë të veçantë kohore, mendoj se nuk ka nevojë për më shumë se disa ditë. Menjëherë pas asaj do të përgatitet raporti dhe do të bëhet publik – deklaroi Oliver Ristovski, Zëvendësministri i Drejtësisë. Por, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski në…

Lexo më Shumë