07 October
Shumica e qytetarëve e ndërrojnë kanalin kur hasin në debat televiziv mes kandidatëve për kryetarë të komunave. Programet politike kushtuar kësaj teme arrijnë ta mbajnë vëmendjen e vetëm një segmenti të vogël të publikut. Analiza e matjes së shikueshmërisë në kanalet nacionale televizive tregon se duelet televizive për zgjedhjet e ardhshme lokale i shikojnë 40% më pak qytetarë krahasuar me emisionet e këtij karakteri që janë emituar në fushatën për zgjedhjet parlamentare në dhjetor të vitit 2016. Te popullata shqiptare në Maqedoni është ulur interesi për madje 65%. Sipas profesoreshës Snezhana Tërpevska, për këtë ekzistojnë më shumë arsye. Njëra prej kryesoreve është se interesi për zgjedhjet lokale është gjithmonë më i vogël krahasuar me ato parlamentare.
Ne edhe tani në këtë fushatë zgjedhore shikojmë se liderët në pjesën më të madhe paraqiten para qytetarëve dhe premtojnë se çfarë do të bëjnë partitë e tyre në nivel lokal, kështu që edhe vet qytetarët nuk janë shumë të interesuar për atë që do t’ua thonë politikanët lokal. Supozoj se edhe më parë, në ciklet paraprake të zgjedhjeve lokale gjithmonë interesi për këto debate ka qenë më i vogël sepse politikanët lokal janë vetëm jehonë e politikanëve të mëdhenj – deklaroi Snezhana Tërpevska, Instituti për studime të komunikimit.
Tërpevska bën të ditur se duhet doemos të merret parasysh edhe gjendja specifike në të cilën gjendej Maqedonia vitin e kaluar, që vetvetiu e tërhiqte interesin e qytetarëve për epilogun e zgjedhjeve parlamentare. Me qëndrim të ngjashëm është edhe Marko Troshanovski nga Instituti nga demokraci. Sipas tij, ndikim në shikueshmërinë e vogël ka vetëm ambienti politik, e jo edhe formati i debateve televizive.
Rënia është dukshëm e madhe për t’ju atribuuar formatit të emisionit. Më shumë mendoj se është mungesë e interesimit për tema që nuk janë të përgjithshme, por janë lokale dhe ulja e tensionit të përgjithshëm politik dhe vëmendjes së publikut në tema politike – tha Marko Troshanovski, Instituti për demokraci Societas Civilis.
Edhe Tërpevska edhe Troshanovski thonë se debatin mes kandidatëve për kryetar të Manastirit do ta ndiqnin banorët e këtij qyteti, por jo edhe pjesa tjetër e opinionit. Matjet kanë të bëjnë vetëm me emisionet debatuese, e jo edhe me lajmet te të cilat nuk vërehet rënie e shikueshmërisë.
Mirko Trajanovski

