18 partitë politike dhe kandidat të pavarur, pjesëmarrësë në zgjedhjet lokale të 15 tetorit i kanë dorëzuar raportet e para për shpenzimet e fushatës zgjedhore, për periudhën deri më 4 nëntor tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Revizori Shtetëror dhe Komisioni anti-korrupsion. Ata kanë paraqitur të hyrat dhe shpenzimet e fushatave të tyre për këtë periudhë. Në bazë të raporteve të dorëzuara, pjesa më e madhe e partive politike kanë shpenzuar më shumë të holla nga sa kanë pranuar në llogarinë e tyre. Në bllokun politik shqiptar, partia e cila ka shpenzuar më së shumti për pjesën e parë të fushatës zgjedhore është partia në pushtet BDI. Në llogarinë e kësaj partie, kanë hyrë 65.000 euro, por, e njejta gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar 143.000 euro.
BDI
Të hyra: Shpenzime:
65.000 euro 143.000 euro
Partia tjetër shqiptare në pushtet, Aleanca për shqiptarët, në llogarinë e saj për këtë periudhë ka pranuar 32.000 euro, ndërsa ka harxhuar 36.500 euro.
Aleanca për shqiptarët
Të hyra: Shpenzime:
32.500 euro 36.500 euro
Partia opozitare shqiptare, Lëvizja Besa, po ashtu ka raportuar shpenzime më të larta nga shuma e të hollave që ka pranuar në llogarinë e saj. Kështu që, ky subjekt politik ka pranuar në llogari 19.000 euro, ndërsa për fushatë ka harxhuar 19.500 euro.
Lëvizja Besa
Të hyra: Shpenzime:
19.000 euro 19.500 euro
Partia në pushtet, LSDM, raporton se në llogarinë e saj bankare ka pranuar 40.000 dhe 211.000 euro nga anëtarësia, ndërsa deri më tani ka 42.000 euro shpenzime.
LSDM
Të hyra: Donacione: Shpenzime:
40.000 euro 211.000 euro 42.000 euro
Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, në këtë periudhë ka pasur të hyra nga kandidatët për kryetar komune, të cilët kanë donuar nga 500 deri në 1000 euro, mirëpo për këtë fushatë ajo ka shpenzuar mbi 680.000 euro, të cilat i ka raportuar si pagesat e anëtarësisë.
VMRO DPMNE
Të hyra: Shpenzime:
? 680.000 euro
Ky është raporti i parë subjekteve politike pjesëmarrë në fushatë zgjedhore, ndërsa ata duhet të dorëzojnë raport për edhe dhjetë ditët e ardhshëm të fushatës, ndërsa pas 30 ditë pas mbarimit të fushatë ata duhetë të publikojnë raportin përfundimtar.Teuta Buçi