07 October
Me një ditë dimri e me temperaturë të ulët ne disa rajone edhe nen zeron, u ballafaquan sot në mëngjes banorët e Maqedonisë. I ftohti me vete solli reshje te shiut por edhe te debores të cilat I dhanë një shtresë të bardhë shumë fshatrave malor si dhe pikave turistike të skijimit Kodra e Diellit dhe Mavrova.
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka shtuar përnjëherë edhe numrin e pacientëve nëpër klinika. Mjekët me këtë rast thonë më të rrezikuar janë fëmijët edhe njerëzit e moshuar.
Nuk është vetëm temperatura ajo që ndryshon gjatë këtyre stinëve por këtu kemi edhe lagështinë e ajrit e cila njësoj ndikon në shëndetin e njerëzve..Fëmijët dhe pleqt hyjnë në këtë kategori për shkak se imuniteti I tyre është më I dobët, janë shumë më të ndijshëm gjatë ndryshimeve klimatike dhe të gjitha viruset që I sjellin me vete – deklaroi Benjamin Kamberi, mjek.
Mjeket rekomandojne te konsumohen sa me shume vitamina sidomos vitamina C, te evitohen vendet publike dhe te mbyllura për shkak te viruseve.
Edhe qytetaret dëshmojnë se ndryshimi i menjëhershëm o temperaturave ndikon në shëndetin e tyre. Mirëpo, ata thonë se këto ndryshime japin alarmin për përgatitjet e fundit për sezonin dimoëror.
“Temperaturat e sotshme nuk janë normale por jemi përgatitur për sezonin e dimrit”.
“Te unë ndikon shumë, nxeht-ftoht, ftoht-nxeht, ndjej dhimbje në trup. Me shtypjen nuk kam problem por mua po më pengon shumë”.
“Ndryshimi i motit ndikon shumë, ndjej dhimbje të eshtrave, nervozë. Sot është katastrofë, por më duhet ta them këtë, kur bie borë në vendet malore i paralajmëron të pasurit të përgatiten ndërsa të varfëri presin kur bora të bie në prag të derës”.
Dimri i ardhur para kohe duket se nuk do të zgjasë shumë. Nga Enti hidrometeorologjik paralajmërojnë se me fillimin e javës që vjen do të rriten edhe temperaturat të cilat gjatë ditës do të arrijnë deri 20 gradë celsius dhe moti do te stabilizohet.
Melihate Rustemi

