Mëngjesin e sotëm pjesët malore të vendit u mbuluan nga shtresa e bardhë e borës. Mavrova dhe Kodra e Diellit, u mbuluan me borë rreth 1cm, por kjo sasi në kushte të këtilla mund të pësoj rritje, sidomos në malet e larta. Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se dita e sotme ishte e shoqëruar nga një mot shumë i ftohtë dhe në të gjitha pjesët e vendit ka shkaktuar reshje të shiut, ndërsa gjatë natës reshjes do të jenë më të rralla. Karakteristikë e ditës së sotme ishte se gjatë ditës temperatura e ajrit ishte në rënie. Nga Enti për Punë Hidrometeorologjike thotë se shiu lokal do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme, por me intensitet më të ulët.
“Gjatë ditës së nesërme në orët e pasditës, do të mbizotroj mot i vrenjtur me shi lokal, por me intensitet më të dobët, sidomos në pjesët lindore të vendit. Në orët e pasdites lagështia do të zvogëlohet dhe do të ketë periudha edhe me diell. Do të fryej erë e fortë nga drejtimi verior, i cili do të jetë më i theksuar sidomos në pjesën jugore pas Vardarit dhe në pjesët lindore të vendit”, thanë nga Enti për Punë Hidrometeorologjike.
Ata gjithashtu theksojnë se nga dita e hënë temperaturat do të fillojnë të rriten, edhe pse mëngjeset do të jenë të freskëta.
“Nga e hëna, do të mbizotërojë mot stabil dhe i thatë, me rritje të temperaturës së ajrit. Të hënën temperatura do të lëviz nga 14-21 gradë Celsius. Ndërsa deri të premten temperatura e ajrit do të lëviz në interval prej 15-25 gradë Celsius. Temperaturat e mëngjesit, të hënën dhe të martën do të jenë më të ulëta. Të martën do të temperaturat do të lëvizin në interval prej nga -1-6, ndërsa të hënën nga 1-6”.
Nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se nga dita e mërkurë do të ketë edhe më tej rritje të temperaturave, kur edhe UV indeksi do arrij deri në 20.
Emine Ismaili

