VMRO-DPMNE dhe LSDM janë përplasur sërish, kësaj radhe rreth organizimit të procesit zgjedhor. Nga partia e Gruevskit vlerësojnë se qeveria e re po keqpërdor pushtetin gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se qeveria po shfaq paaftësi për të menaxhuar me procesin zgjedhor. Ka reaguar LSDM, prej nga thonë se VMRO DPMNE nuk është mësuar të funksionojë në kushte fer dhe të rregullta, ku institucionet janë të përkushtuara për realizimin e zgjedhjeve fer dhe të lira.
Në komunikatën e partisë theksohet se këtë panik, LSDM po tenton që ta mbulojë me anketa fiktive, duke bërë edhe keqpërdorime masive të resurseve shtetërore në garën zgjedhore.
VMRO-DPMNE
“Në kundërshtim me ligji, ministrat në vend që të angazhohen për punën për të cilën marrin rrogë nga qytetarët, ata janë në shtabet partiake të LSD-së. Në vend që të shfrytëzojnë veturat e tyre personale, ata i shfrytëzojnë resurset shtetërore. Nga ana tjetër, vazhdon kurthi politik me paditë e shpikura penale kundër kryetarëve të komunave”
Me këtë, VMRO vlerëson se qeveria po shfaq paaftësi për të menaxhuar me procesin zgjedhor. Ndaj kësaj kumtese, ka reaguar LSDM, prej nga thonë se partia opozitare VMRO DPMNE nuk mund të funksionojë në kushte fer dhe të rregullta, ku institucionet janë të përkushtuara për realizimin e zgjedhjeve fer dhe të lira.
LIDHJA SOCIALDEMOKRATE E MAQEDONISË
“Është e qartë se VMRO DPMNE nuk di dhe nuk mund të funksionojë në një proces fer dhe të rregullt zgjedhor, prandaj nuk mund të ndal shpërndarjen e lajmeve të rrejshme. Koha e keqpërdorimit të resurseve shtetërore, partizimi i institucioneve dhe shndërrimi i tyre në shërbime të partisë ka përfunduar me shkuarjen e Nikolla Gruevskit në opozitë”
Nga LSDM thonë se janë të kota akuzat e VMRO-DPMNE-së, institucionet do të mundësojnë zgjedhje fer, të lira dhe demokratike në të cilat qytetarët do t’i japin fund pushtetit kriminal dhe të paaftë të VMRO DPMNE-së.

