Kryeministri i Maqedonisë dhe njëherësh kryetari i LSDM-së, ështe pritur me protesta në Reçicë. Zaev ka qëndruar sot në Tetovë, ku së bashku me Teuta Arifin kishin paraparë një vizitë edhe tek lokacioni ku duhet të ndërtohet shkolla në Reçicë.
Mirëpo, aktivistë të Lëvizjes BESA, të përkrahur nga dhjetëra qytetarë, organizuan një protestë. Ata në duar mbanin pankarta me mbishkrime të ndryshme, nëpërmjet të cilave rikujtonin zonjën Arifi për premtimin e parealizuar.
Përballë protestuesve qëdronin edhe delegacionet e Zaevit dhe Arifit, ndërsa vërehej edhe prezenca e policosë.
Shkaku i protestuesve, delegacionet nuk qëndruan shumë në Reçicë, duke vazhduar vizitën në lokacione tjera në Tetovë. /SHENJA/







