06 October
Kandidati i PDSH-së për Komunën e Tetovës, Bardhyl Dauti në kuadër të fushatës elektorale ka takuar banoret e lagjes së studentëve në Tetovë e cila sipas tij është jashtë të gjitha standardeve për jetë normale të gjeneratave të ardhshme. Dauti me këtë rast premtoi rregullimin e saj përmes vendosjes së kanalizimit, asfaltimit dhe investimeve tjera infrastrukturore. Dauti tha se ndër prioritetet e tij do të jetë investimi nëpër rrugëve dytësore të qytetit që janë lënë në baltë nga drejtuesit aktual të komunës.
Jemi afër Universitetit të Tetovës, kjo konsiderohet si lagje studentore, është pjesë e qytetit studentor, shihni se rrugët nuk janë të shtruara, këto janë një model i rrugëve në Tetovë. Çdo rrugë sekondare në këtë qytet është e pashtruar. Si ofertë kemi që çdo rrugë sekondare dhe terciare, në qytetin e Tetovës ku gravitojnë lagje të rëndësishme të shtrohet, të begatonizohet, sigurisht që do të bëjmë kanalizimin në ato lagje- tha Bardhyl Dauti, PDSH.
https://www.youtube.com/watch?v=4FGdDOb3Jlw&feature=youtu.be

