Avokati i të akuzuarit Pançe Angellov dhe vetë i akuzuari kërkuan rrethana lehtësuese dhe dënim minimal pasi siç tha sulmuesi, ai jeton vetë dhe nuk ka kush t’i ndihmojë nëse hyn në burg.
Shekerinska paralajmëroi se në mënyrë shtesë do të kërkojë dëshmpërblim në procedurë civile, duke premtuar që veprat e tilla të mos përsëriten asnjëherë.
Ndërkohë, gjatë seancës së sotshme, Pançe Angellov ka kërkuar falje për veprimin e bërë më 27 prill në Kuvend.
“Isha në eufori dhe kam vepruar në mënyrë emotive. I them edhe të dëmtuatës se pendohem shumë. Unë desha vetëm ta largoj prej aty, por si duket kam vepruar në mënyre tejet të dhunshme. Sinqerisht pendohem për këtë vepër. Premtoj se kurrë më nuk do të bëj një gjë të tillë”, deklaroi Angellov.

